E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli luajti me grip

Mario Balotelli e shënoi një gol ndaj Napolit, por nuk mjaftoi që Manchester City ta evitonte humbjen nga ekipi italian.

Mirëpo, sulmuesi italian lëshoi disa raste të sigurta, që mund t’i ndryshonin gjërat. Ish futbollisti i Interit ankohet se luajti i sëmurë, për këtë nuk i shkoi gjithçka si duhet.

“Isha me grip dhe jam ende. Këtë e dinte Mancini. Kam vjellë gjatë pushimit, janë dy ditë që jam i sëmurë. Gjërat nuk shkuan si duhej. Unë shënova një gol, por do të isha i kënaqur po të shënoja të tjerë”, deklaroi përfaqësuesi italian për Premium Calcio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›