E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vrare 19-vjecari

Nje 19-vjecar gjeti vdekjen pasi u gjet i plagosur rende prane vendbanimit te tij ne zonen e Delvines. Ngjarja ka ndodhur 500 metra ne dalje te fshatit Bajkaj, i cili ndodhet rreth dhjete kilometra larg qytetit te Delvines. Mbremjen e djeshme ne oren 19.05, 19-vjecari Fildian Licaj, lindur e banues ne fshatin Bajkaj, u gjet nga disa banore te zones i plagosur rende me nje plumb arme zjarri. Me shpejtesi, ai u transportua per ne spitalin e Sarandes, ku 15 minuta me vone, nderroi jete.

Licaj ishte goditur me nje plumb ne shpatullen e majte, nderkohe qe arma e krimit, nje pistolete TT, eshte gjetur nga policia vetem pak metra larg vendngjarjes.

Ne kete menyre, policia dyshon shume se vendi ku u gjet i plagosuri, eshte i njejte me vendngjarjen. Policia tha se po heton per te gjetur shkaqet dhe rrethanat ne te cilen ndodhi ngjarja dhe autoret e saj. Paraprakisht, per 19-vjecarin qe vdiq ne spital, policia thote se pak dyshon per nje vetevrasje per shkak se plaga me pistolete, eshte marre ne shpatull, cka te ben te besosh se viktima eshte qelluar nga pas. Banoret ne fshatin Bajkaj, kujtojne se ngjarje te ngjashme kane perjetuar vetem 5 vjet me pare, kur u vra E.Shkrepa, nje 22 vjecar i zones, i cili pasi ishte goditur me varre ne koke, ishte futur ne plastmas dhe ishte hedhur i futur ne thes plastmasi, ne nje fushe ku u gjet pas kater ditesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›