E Diel, 1 Nëntor 2026

I burgosuri serb kërkon ekstradim në Kosovë

Igor Naskoviç, shtetas nga Serbia, ka kërkuar që të dërgohet në Kosovë për të vuajtur dënimin e tij, njoftojnë mediat serbe.
 

Kërkesa e tij është refuzuar nga Gjykata në Nish, kështu që ky person ka vendosur të hidhet në grevë urie derisa kjo gjykatë të vendosë ta dërgojë atë në një burg të Kosovës.
 

Familja e Igor Naskoviçit është nga Kosova, në afërsi të Gjilanit, dhe nuk ka mundësi që ta vizitojë atë në kohën kur burgjet serbe lejojnë vizitat.
Avokati i Naskoviçit, Milan Jovanoviç ka theksuar se kjo është e drejtë e tij dhe se përputhet me ligjin e Gjykatës së Lartë, por kjo gjykatë është duke refuzuar kërkesën e tij.
 

Avokati i tij ka dërguar kërkesën për esktradim edhe para organizatave ndërkombëtare, të cilat kanë fuqi të ekstradojnë atë në Kosovë.
 

Serbia është duke e evituar një marrëveshje direkte me Gjykatën në Kosovë dhe kjo për shkaqe politike. Naskoviçi është i dënuar me 18 vjet burg për shkak të vrasjes që e ka kryer në vitin 2003. Burgimi i tij përfundon në vitin 2021.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›