E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania perkrahje politike Kabulit

 Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele ka ndezur debat në ditën e tretë të konferencës mbi sigurinë në Munih, kur ka deklaruar se ky vit duhet të sjellë një ndryshim domethënës në Afganistan. Sipas tij, mbështetja për këtë vend, duhet të kthehet të jetë politike dhe jo më ushtarake. “Konflikti nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake, por politikisht”, ka deklaruar Vestervele, duke shtuar se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe në Afganistan.
Misioni ushtarak i drejtuar nga NATO në vend ka nisur dorëzimin e komandës në duart e forcave afgane në luftën kundër rebelëve talibanë me synimin e kalimit të përgjegjësisë së plotë brenda vitit 2014. Nga ana e vet, Vestervele ka garantuar e Gjermania do vazhdojë mbështetjen edhe pas këtij afati. 

Gjithsesi, Afganistani vazhdon të ketë pengesa serioze përpara se të marrë në duar qeverisjen e vet. Njëra prej tyre është korrupsioni dhe nepotizmi në administratën vendase. Dyshime të forta për procesin e tranzitimit të pushtetit ka ngritur edhe një sondazh i kryer nga Kombet e Bashkuara, sipas të cilit policia afgane është vetëm pak më popullore sesa rebelët talibanë në zonat jugore të vendit.

Rezultatet e sondazhit e portretizojnë forcën policore sit ë korruptuar dhe që favorizon njerëzit mbi bazën e njohjeve personale. Më shumë se gjysma e afganëve të anketuar në 34 provincat, thanë se nuk do të raportonin një krim tek policia por diku tjetër.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›