Egjipt negociata qeveri-opozite. Komitet dypalesh per reformat

Qeveria dhe përfaqësues të opozitës në Egjipt kanë rënë dakord të formojnë një komitet të përbashkët për formësimin e ndryshimeve kushtetuese. Kështu ka njoftuar televizioni shtetëror, ndërsa Qeveria egjiptiane ka nisur bisedimet me anëtarë të opozitës për gjetjen e zgjidhjes për krizën, pas ditësh të tëra të protestave popullore që kërkuan dorëheqjen e presidentit, Hosni Mubarak. Komiteti pritet të ngrihet brenda marsit, ndërsa është vendosur edhe shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme në fuqi prej vitit 1981.
Manifestimet në rrugët e Kajros kanë vazhduar më të pakta, edhe pse qeveria ka deklaruar kthimin në normalitet, me hapjen e bankave dhe bizneseve, të mbyllura tashmë prej dy javësh. Grupi me më shumë ndikim i opozitës egjiptiane, Vëllazëria Islame ka qenë i pranishëm në bisedimet me qeverinë, por ka mbrojtur kërkesën e përgjithshme për tërheqjen e menjëhershme të presidentit. Kjo është hera e parë që Qeveria hyn në bisedime me grupin opozitar, i cili është nxjerrë edhe jashtë ligjit, ndërsa drejtues të tij ndodhen nën arrest.
Skenari më i fundit në protestat egjiptiane duket të jetë një kalim i pushtetit nga Mubarak në zgjedhjet e shtatorit, pasi presidenti pretendon se largimi i tij i menjëhershëm do të sillte kaos në vend.
Bisedimet me opozitën janë drejtuar nga zëvendëspresidenti Omar Suleiman. Në tryezë është i pranishëm edhe figura kyc e opozitës Mohamed El Baradei së bashkue me përfaqësues të partive të tjera opozitare. Reporterët e BBC-së në tryezën e bisedimeve thonë se Vëllazëria Islame ka hyrë në negociata vetëm për të diskutuar kur dhe si presidenti Mubarak do të lërë zyrën e tij. Prania e tyre përbën një thyerje të reputacionit që ata gëzojnë në shtresa të caktuara të shoqërisë, reputacion që është cënuar tashmë nga ngadalësia e menaxhimit të zemërimit popullor të këtyre dy javëve.