I dashuri i Gentës, në arrest shtëpie
TIRANE- Emiliano Shehaj, duket se përveçse me futbollin dhe his torinë e dashurisë me Gentën, ka provuar të jetë pjesë e faqeve të gazetave edhe përmes një ngjarjeje jo fort të këndshme që i ka ndodhur së fundmi. Disa muaj më parë, faqet e kronikës raportuan për një aksident të ndodhur në Gjirokastër, si pasojë e të cilit mbeti e vdekur një 20- vjeçare. Automjeti drejtohej nga Emiliano, i cili si pasojë e kësaj sot vuan arrestin shtëpiak. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në aksin Gjirokastër- Tepelenë në zonën e ndërmjetme mes qytetit të Gjirokastrës dhe Parkut Natyror të Viroit. Automjeti i tipit BMW, që drejtohej nga Emiliano Shehaj nga Gjirokastra, si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar, është përplasur me kufizimet anësore të një njësie të tregtimit të drurëve industrialë.
Drejtimi i lëvizjes së automjetit ishte nga Parku i Viroit në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se kanë qenë dy automjete të cilat kanë ndjekur njëra-tjetrën në parakalim me shpejtësi skëterrë. Ndërkohë që drejtuesit e automjeteve të tjera që kanë qenë në të njëjtin vektor lëvizjeje kanë liruar krahun gati të alarmuar nga shpejtësia e automjeteve. Gjithashtu vështirësi ka ndjerë dhe një autobus i linjës së udhëtarëve që kthehej nga Athina. Drejtuesi i autobusit në përpjekje për të shmangur përplasjen fatale e ka nxjerrë atë me të 40 pasagjerët në bord, në kufijtë skajorë të rrugës nacionale duke fituar përshëndetjet e pasagjerëve që udhëtonin me të. Sipas burimeve mësohet se të rinjtë që udhëtonin me këto automjete, kanë kaluar paraditen e së shtunës në ambientet që afrojnë lokalet buzë liqenit të Viroit rreth 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.
Por, duket se fundjava e programuar për momente relaksi ka përfunduar nën kornizat e tragjikes për studenten e cila ndodhej në bordin e automjetit e cila u përplas me bordurën. Nga përplasja e fortë, 20-vjeçarja me inicialet R.S. ka mbetur e vdekur në vend. Automjeti është shpërbërë tërësisht nga përplasja e fortë që ka pësuar. Ka qenë ky lajmi që kanë raportuar mediat vendase disa muaj më parë. Gjithsesi portreti i Emilianos është zbuluar vetëm së fundmi si pasojë e historisë rozë që flitet të ketë nisur mes tij dhe Gentës, banores simpatike të “BB5”, histori kjo të cilën ai e ka mohuar me të madhe gjatë një interviste për “Summer Pages”. Lidhur me këtë histori Genta është shprehur se një mik i përbashkët ka qenë ai që i ka shkatërruar lidhjen.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)