E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dedikuar pas veprës “Autonomia e kritikës shqiptare”

Studiuesi shqiptar i letërsisë Behar Gjoka prej disa kohësh i është dedikuar veprës “Autonomia e kritikës shqiptare”.

Studiuesi Gjoka ka bërë një përmbledhje të gjerë të 30 autorëve. Që nga Budi, Kadare, Migjeni, Kuteli, e deri te autorët e pas viteve 90-të, duke sjellë pranë lexuesit disa tipe si shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.

Për studiuesin Gjoka kritika është e domosdoshme për të bërë ndasinë mes vlerave dhe antivlerave. Madje kritika është paraprijëse e studimeve. Vepra do të shohë dritën e botimit në mars të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›