I dehur tapë, tenton t’i sulmojë policët

Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi që i njëjti në ndikim të alkoolit ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policor në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën e “UÇK-së”.
Policia ka arritur të lokalizojë të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit publik është dërguar në qendrën e ndalimit.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor./Indeksonline/