E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

  Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga po qëndron në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, “World Future Energy Summit” që mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Samiti Ndërkombëtar për Energjinë që mbahet në Abu Dhabi të EBA, mbledhë një numër të madh të udhëheqësve botëror dhe të atyre të organizatave ndërkombëtare, dhe trajton çështjen e energjisë dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore, njofton Presidenca përmes një kumtese.

Gjatë qëndrimit në EBA, presidentja Jahjaga do të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Emirateve si dhe me pjesëmarrës të tjerë, udhëheqës të delegacioneve shtetërore, në këtë konferencë ndërkombëtare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›