E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK në Drenas shkelë statutin dhe ligjin për shërbyesit civil

Katër drejtorë shkollash, Bekim Nika, Afet Morina, Ajet Leci, Milaim Hajdari dhe udhëheqësi i arsimit, Sadik Tahiraj, të premten janë zgjedhur anëtar të kryesisë së re të PDK-së në Drenas.

Por, zgjedhja e tyre është e kundërligjshme, sepse sipas nenit 8 të Ligjit të shërbyesve civil ata nuk kanë drejtë të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e strukturave partiake.

Burime te “Tribuna Shqiptare”, brenda Këshillit Drejtues kanë thënë se parregullsi të shumta kanë ndodhur gjatë asaj dite në Drenas dhe se statuti i partisë është shkelur në disa raste.

Këtë e ka pranuar edhe Beslim Zogaj, njëri nga kandidatët për kryetar të degës së PDK-së në Drenas.

Ai ka thënë se statuti i partisë është shkelur, mirëpo është arsyetuar se kjo është bërë në mungesë të kohës, dhe se procesi është zgjatur më shumë se që është menduar. “Janë gjithsej pesë drejtorë të shkollave që janë zgjedhur në kryesi, por ata kanë kandiduar. Por sigurisht në ndërkohë do ta shikojnë pozicionin e tyre dhe pastaj besoj se do zgjedhin ndërmjet drejtorit dhe anëtarit të kryesisë. Sigurisht ata e dinë dhe e kanë menduar. Unë personalisht nuk kamë biseduar me ta”, ka thënë Zogaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›