I dënuar me 15 vite burg, kapet 59-vjeçari

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Operacionalja 9”, duke arrestuar në Korçë Agron Osmanllarin, një 57-vjeçar i dënuar për tentativë vrasjeje.
Osmanllari, alias Osmani dhe Meka, i lindur në Bilisht, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019, kur Gjykata e Apelit e Korçës e dënoi me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. C.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me inteligjencën policore, arriti të lokalizojë dhe të arrestojë Osmanllarin në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Pas arrestimit, Agron Osmanllari do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kryer veprimet e mëtejshme ligjore. /a.f/r.e/