Mosdeklarim i të hollave në kufi, kapet një person me 20 750 euro në Kakavijë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në një operacion të Policisë Kufitare në Kakavijës është ndaluar një 68-vjeçar nga Durrësi, që tentoi të largohej nga Shqipëria pa deklaruar 20 750 euro. Gjatë kontrollit rutinë të çantës së tij, policia gjeti shumën e parave të padeklaruara, të cilat u sekuestruan menjëherë.
Policia e Gjirokastrës njofton se, materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Kundër shtetasit V. P., 68 vjeç, është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”
Policia Kufitare njofton se do të vazhdojë me kontrollet e rrepta për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme në kufijtë e vendit.
/r.e/