Wisner viziton Bulqizën, takime me nxënës dhe biznese të vogla

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner dhe stafi i ambasadës vizituan Bulqizën.
Në shkollën e mesme “Rifat Manjani”, Wisner u takua me nxënës të përfshirë në garat kombëtare të debatit dhe projektet lokale të përmirësimit.
Udhëtimi i tij përfshiu gjithashtu një vizitë në një klasë për nxënës me nevoja të veçanta, financuar nga Giving Circle.
Në shkollën e mesme “Arbëria”, pjesë e programit Shkollat si Qendra Komunitare të financuar nga ambasada, Wisner pa përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve, edukimin medietik dhe këshillimin e karrierës.
Wisner vizitoi gjithashtu Lo-Am Medicine, një strukturë e grumbullimit të bimëve mjekësore që bashkëpunon me fermerët vendas për të parë drejtpërdrejt se si bizneset e vogla në Shqipëri po arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Objekti u mbështet nga USAID, Shqipëri për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e komuniteteve vendore.
Wisner dhe stafi i ambasadës u takuan edhe me ambientalistë të rinj nga Shoqata e Natyrës dhe Turizmit Bulqizë, e drejtuar nga Riges Beqiri, ku ndihmuan në shenjimin e një shtegu drejt ujëvarës piktoreske të Duriçes.
1 nga 14/k.s/r.e/