E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë 43-vjeçari

Bledar Mneri, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Mneri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›