E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas aksidentit në Ishull Lezhë fshihet një ngjarje kriminale, policia zbardh detaje

Policia e Lezhës zbardhi sot ngjarjen e ndodhur më 24 mars 2023 në aksin rrugor “Tiranë-Lezhë” dhe që fillimisht ishte raportuar si aksident rrugor.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 20 vjeçari, i identifikuar me incialet A. F., në bashkëpunim me 2 shokë të tij, shtetasit K. Gj. dhe D. D. (të dy të shpallur në kërkim), “kanë kanosur me armë zjarri, poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës, shtetasin E. L” informoi sot policia e Lezhës. 

Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit A. F., K. Gj. dhe D. D., është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. F., 20 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim dy shokët e tij shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Rrilë dhe D. D., 23 vjeç, banues në Barbullojë.

Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 shtetasit e lartpërmendur.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›