E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq në Durrës, pezullohet peshkimi

Gjiri i Durrësit është zgjuar sot nga një mot i paqëndrueshëm. Që nga ora 5:00 e mëngjesit rajoni në fjalë shoqërohet nga shtrëngata shiu dhe erëra të forta.

Burime nga kapiteneria e portit në Durrës bëjnë të ditur se forca e erës është 10-12 metër në sekondë ndërsa valëzimi i detit 4 ballë.

Për shkak të këtyre kushteve, kapiteneria ka sugjeruar që anijet e tonazhit të ulët, kryesisht flota e peshkimit, të qëndrojnë në pritje dhe të shmangin daljen në det për gjueti.

Në lidhje me lundrimet e trageteve, ata kanë ardhur sipas orarit.

Rreth orës 8 të mëngjesit mbërriti trageti i nisur mbrëmjen e djeshme nga porti i Barit, ndërkohë që po dje në mesnatë është nisur trageti i planifikuar nga porti i Durrësit drejt Barit.

Situata në fjalë pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›