E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuar nga Apeli, arrestohet 35-vjeçari

Durrës- Mbrëmë policia e Gjirokastrës ka arritur të kapë shtetasin Altin Deda nga Tepelena i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 8 muaj burg. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për arsye se Gjykata e Apelit Gjirokastër në korrik të këtij viti ka vendosur për të dënimin me 8 muaj burg për veprën penale të “Heqje të paligjshme të lirisë”.

Ky shtetas në 2007-ën, në vendin e quajtur Matohasanaj të rrethit Tepelenë, afër varrezave të fshatit ka marrë peng për disa orë shtetasin B.B, nga fshati Dhëmblan i Tepelenës, për motive të dobëta.

Kapja e Dedës u bë nga Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Operacional në banesën e tij në Dhëmblan Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›