Rama: Kodi Zgjedhor u keqkuptua nga LSI e PDK
Nga qyteti i Elbasanit, Partia Socialiste ka çelur Asamblenë e saj Kombëtare. Ndër të tjera kryesocialisti, Edi Rama ka folur edhe për Kodin Zgjedhor për të cilin u ngujuan në Kuvend 10 deputetë. Sipas tij, kodi është lexuar gabim nga partitë e vogla.
“Jemi bërë objektiv i mllefit politik për miratimin e kodit. Ne nuk kemi ndërmend t’u përgjigjemi me mllef, sepse kështu nuk ndërtohet e ardhmja”, u shpreh Rama, referuar grevës së urisë së deputetëve të LSI, PDK dhe PS-91.
Sipas Ramës, në hartimin e kodit, PS-ja ka patur bindje se do të garantohet ruajta e votës, ndërsa ka siguruar se zgjedhjet 2009 do të jenë evropiane. Më tej Rama ka folur edhe për çëshje të tjera të ndjeshme të vend, siç është reforma në drejtësi. “Reforma në drejtësi nuk realizohet me Berishën”, tha ai.
Ndërsa përsa i përket progres-raportit të BE-së, kreu i PS-së, tha se “partia më e madhe opozitare në vend vlerësohet për rolin që ka luajtur në reformën zgjedhore. Edi Rama, duke iu referuar të dhënave të këtij progres-raporti, kritikoi qeverinë se nuk ka bërë asnjë hap përpara në luftën kundër korrupsionit dhe përsëriti akuzën se “Kryeministri është i vetë i kapur nga korrupsioni. Berisha dhe klani i tij kanë arritur kulmin”, tha Rama.