Kerkimet e naftes, zviceranet 25 milione euro
Nenshkruhet marreveshja per kerkimin e naften ne blloqet naftembajtese 2 dhe 3 ne zonen e Shkodres dhe Lezhes. Dje, ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes,.Genc Ruli dhe perfaqesuesi i firmes DWM Petroleum AG, nenshkruan Marreveshjen Hidrokarbure, e cila konsiston ne kerkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne Shqiperi ne blloqet 2 dhe 3. Ne fjalen e tij ministri Ruli tha se "ne kete marreveshje jane parashikuar te realizohen investime gjate fazes se kerkimit, e cila ndahet ne tre periudha kerkimi me nje afat maksimal per 7 vjet, qe ne teresi do te arrijne nje vlere investimi minimal prej rreth 25 milione dollare". Afati maksimal i kesaj marreveshjeje eshte parashikuar per 25 vjet. Ne termat ekonomike te kesaj Marreveshje Hidrokarbure percaktohen tatimi mbi fitimin, raporti i ndarjes se fitimit midis shtetit dhe kontraktorit dhe zbatimi i ligjit per Renten Minerare ne masen 10 %. Duke analizuar keto terma ekonomike te propozuara dhe negociuara midis paleve ne marreveshje, ne total ndarja e fitimit mes shtetit dhe kontraktorit eshte rreth 60% per shtetin dhe 40% per kontraktorin. Ministri i Ekonomise ,Tregtise dhe Energjetikes tha pas firmosjes se kjo marreveshje parashikon edhe nje investim nga kontraktori per trajnimin e administrates shteterore per perfitimin e bonuseve te prodhimit.