E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike, sherri mes mazhorances dhe opozites

Ashtu sic pritej prezantimi i projektbuxhetit 2009 ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise eshte shoqeruar me debate te forta ndermjet, deputeteve te opozites dhe atyre te mazhorances. Pika me e forte e debatit ne fakt, nuk eshte perqendruar ne shifrat e te ardhurave dhe shpenzimet e te buxhetit, por ne treguesin e rritjes ekonomike. "Rritja juaj ekonomike u vu ne dyshim, pasi me pare keni llogaritur rritje 6 per qind, nderkohe qe tani u referua se, pritshmeria mund te jete 3.7 per qind", u shpreh deputeti socialist i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erjon Brace. Nderkohe qe ministri i Financave, Ridvan Bode tha se, rritja ekonomike eshte percaktuar per vite me radhe ne menyre arbitrare 6 per qind nga Fondi Monetar Nderkombetar. Nderkohe qe po nje ekspert i FMN qe po asiston INSTAT-in ka pranuar se, rritja ekonomike ne Shqiperi ka qene me e larte kete vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›