E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, rezervohen 160 milione USD

Qeveria ka gati nje fond 160 milione dollaresh, per te nderhyre gjate vitit qe vjen, nese kriza financiare qe ka mberthyer ekonomine nderkombetare thellohet edhe me shume. Lajmin e ka bere te ditur per here te pare Ministri i Financave, Ridvan Bode ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise gjate prezantimit te projektbuxhetit 2009. Megjithese kriza nderkombetare nuk ka shfaqur efekte ne ekonomine vendase, efektet qe mund te shfaqen deri vitin e ardhshem nuk mund te parashikohen.

Sipas ministrit Bode, efektet reale ne te gjithe boten pritet te ndihen ne fillim te vitit tjeter. Sipas tij, askush nuk e di se deri kur do te shkoje kriza dhe askush nuk e di se, si do te reagojne bankat. Bode sqaroi deputetet se, gjithcka do te behet e qarte nga pranvera e vitit qe vjen. Per te parandaluar ose minimizuar efektet e kesaj krize, Bode tha se, qeveria ka menjane ne buxhetin e vitit 2009 nje shume prej 16 miliarde lekesh, e cila mendohet te perdoret ne rast veshtiresish. Ky eshte hapi i pare konkret qe qeveria shqiptare merr, duke pasur ne konsiderate se ekonomia shqiptare mund te preket nga kriza globale. Vende te tjera te rajonit kane vepruar me heret ne kete drejtim, duke rritur kufirin e sigurimit te depozitave ne banka dhe duke vene ne dispozicion te bankave me probleme fonde per shpetimin nga falimenti. Te pakten deri tani institucionet qe merren me parashikimin e rreziqeve ne ekonomine vendase nuk kane lajmeruar ndonje rrezik direkt ne ekonomine shqiptare si rrjedhoje e krizes nderkombetare, nderkohe qe sistemi bankar shqiptar nuk ka pasur lidhje me ato pjese te tregut financiar qe eshte prekur nga falimenti qe nisi ne SHBA. Pavaresisht kesaj situate treguesit kryesor ekonomike te parashikuar edhe ne buxhetin e shtetit te 2009 jane optimiste. Me nje rritje ekonomike mbi 6 per qind dhe me te ardhura qe pritet te rriten ne ritmet e 10 per qind.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›