E Diel, 1 Nëntor 2026

Theret maturanti te porta e gjimnazit, mister motivet

Shkoder- Theret me thike tek dera e shkolles maturanti i gjimnazit te Gjuheve te Huaja ne Shkoder. Ermal Hebaj eshte derguar ne gjendje te rende shendetesore ne spital, pasi ka marre dy plage ne gjoks dhe bark. Ngjarja ndodhi rreth ores 13:40 te dites se djeshme ne lagjen "Zdralej" te qytetit verior. Policia tha se nisi menjehere hetimet dhe identifikoi autorin e krimit, emrin e te cilit nuk e beri te ditur. Shkak i ngjarjes dyshohet te jete bere nje konflikt i hershem mes 18-vjecarit dhe agresorit te tij. Shoket e te demtuarit Hebaj i rrefyen policise pas krimit, se nje person i kishte zene prite tek dera Ermalit dhe pa i folur fare i eshte afruar duke e goditur dy here me thike. Ngjarja ka terrorizuar banoret dhe nxenesit, ndersa mesuesit qe gjendeshin ne ato momente derguan 18-vjecarin drejt spitalit. Mjeket u shprehen se Hebaj kishte humbur shume gjak si pasoje e plageve te thella, por i eshte nenshtruar nje nderhyrje te gjate kirurgjikale. Grupi hetimor mori ne pyetje shoket e te demtuarit dhe mesuesit, per te zbardhur ngjarjen e ndodhur. Te gjithe jane shprehur te habitur per sulmin, pasi Ermali sipas tyre njihej si nje nxenes i qete dhe jo problematik. Shkaqet e ngjarjes shihen nga agjentet tek nje perplasje mes autorit dhe viktimes qe mund te kete degjeneruar deri ne perdorimin e armeve te ftohta.

R.Ll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›