E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS Rama Jemi gati per dialog por protestat do te vijojne


Ne nje deklarate te fundit per shtyp kryetari i PS-se Edi Rama tha se opozita e mirepret nderhyrjen dhe ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar per trajtimin e zgjidhjen e krizes se rende te vendit. Duke e falenderuar baroneshen Ashton dhe komisionerin Fule qe kane bere te qarte shqetesimin serioz e gatishmerine per te nderhyre ne nje proces ndermjetesimi ne perserisim se dialogu e kompromisi jane pjese e patjetersueshme e vizionit tone te zhvillimit demokratik te Shqiperise.

Jemi gati te dialogojme e te kerkojme kompromisin ne te mire e interes te Shqiperise e shqiptareve cdo mik e partner i ketij vendi qe ka sot vullnetin per te ndihmuar ne rrugen e vendosjes se dialogut politik dhe te kerkimit te nje kompromisi real e te qendrueshem gezon respektin mirenjohjen e mikpritjen tone ne cdo cast.

Ndersa ne lidhje me vazhdimin e demonstratave Rama u shpreh se me doren e shtrire te paqes qe nxjerr Shqiperine nga kriza perdite e me e thelle qe u jep shqiptareve mundesine te perfitojne qetesine e zhvillimin e munguar demokratik qe i jep institucioneve kushtetuese mundesine te funksionojne ne pavaresi e normalitet ne do te vazhdojme te permbushin misionin opozitar duke demonstruar ne rrugen e rezistences paqesore.



Rama tha se Tirana Lezha Vlora e Korca jane thirrur ne demonstrate te premten 4 shkurt per te shprehur kundershtine me regjimin e kusarise per te kerkuar dorezimin e 6 komandanteve te Gardes ne prokurori per te kerkuar rifutjen ne kornizen e ligjit te Policise se Shtetit per te kerkuar nje drejtesi te drejte dhe nje zgjidhje te re politike ne emer te Shqiperise Europiane. Nje zgjidhje te re politike qe i jep popullit te drejten te shprehet me voten e vet te lire perfundoi ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›