Mashtrimi 600 mije paundesh i anglezeve bie pre nje shqiptare

Nje shtetase shqiptare ka rene pre e mashtrimit nga ana e tre shtetasve angleze te cilet i kane derguar asaj nje mesazh ne te cilin thuhej se ajo ishte fituese e nje lotarie me vlere 600 mije paund te organizuar nga kompania Nokia. Sipas tyre ajo duhej te bente nepermjet Uestern Union nje transferte prej 3203 paund ne llogarine e kompanise ne menyre qe te mund te terhiqte me pas shumen e fituar.
Pasi ka bere dergesen dhe nuk ka marre me pergjigje shtetasja A CCuko eshte paraqitur ne polici ku ka bere denoncimin e mashtrimit. Agjentet e Seksionit te Krimit Ekonomik kane nisur menjehre hetimet dhe pas shqyrtimit te e-maileve te shkembyera me CCukos dhe mashtursve ka arritur te gjeje edhe identitetin dhe adresen e sakte te tre shtetasve angleze. Ata jane James Roland me detyre menaxher i Nokia Corporation Agata Uasik me detyre CSO Officer i bankes HSBS dhe Stephen Green me detyre menaxher i HSBC Bank Londer. Ndaj tyre policia shqiptare ka nisur ndjekjen penale.