E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ-qytetarëve: Shmangni udhëtimet për në Egjipt

Ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptare që të evitojnë udhëtimet e panevojshme në Egjipt duke marrë shkas nga trazirat e fundit që po ndodhin në këtë vend.
 

“Ministria e Punëve të Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Egjipt, apo që dëshirojnë të udhëtojnë për atje, të eliminojnë çdo udhëtim të panevojshëm për momentin, të shmangin zonat e protestave si dhe të bëjnë kujdes në vendet publike”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Jashtme.
 

Institucioni i diplomacisë shqiptare ndalet edhe në oraret e vendosura për qarkullimin në këtë vend dhe thekson se janë krijuar probleme me komunikimin.
 

“ Ngjarjet e ditëve të fundit dhe protestat masive kanë krijuar probleme në komunikim dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Qeveria egjiptiane ka vendosur kufizime të lëvizjes nga ora 18:00 deri në orën 07:00 në Kairo, Aleksandri dhe Suez deri në një njoftim të dytë”, thekson me tej ministria e Jashtme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›