Tadiç: Jam për dialog, por Kosovën se njohim
PRISHTINE- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic flet per marredheniet Kosove-Serbi, domosdoshmerine e dialogut mes paleve dhe vendosmerine per te mos e njohur kurre Kosoven nje shtet te pavarur. Sipas Tadic, Serbia nuk do e njohe kurre Kosoven, qe e konsideron pjese te veten. Tadic pranon se Serbia ka probleme me gjithe vendet qe e kane njohur Kosoven, pershire Shqiperine dhe Ameriken. Intervista eshte realizuar nga gazetari Baton Haxhiu dhe publikuar sot ne Ekspress.
Zoti Tadiq, ju falënderoj që keni pranuar një intervistë në një moment të vështirë për ju, duke marrë parasysh situatën dhe gjendjen në Serbi dhe në Kosovë, ku çdo fjali dhe qëndrim është i vështirë dhe mund të sjellë komplikime…
Ju dhe partia juaj i keni parashtruar qëllim vetes rrugën e integrimit evropian për Serbinë. A është integrimi evropian për ju, rrugë pa dhimbje kur dihet se duhet zgjidhur problemin e Kosovës, marrëdhëniet në mes të Republikës së Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës. Të dy këto probleme po e bëjnë jetën shumë të vështirë për të gjithë ne në Ballkan. Si e keni menduar ju zgjidhjen?
Tadiq: Mendimi i im është se mund të supozohet se integrimet evropiane mundësojnë zgjidhjen e të gjitha problemeve në Ballkanin Perëndimor. Pra, të gjitha konfrontimet dhe tensionet. Në kuptimin politik, deri më tash, Ballkani nënkuptonte ndarje dhe ndarja ka pasojë konfrontimet. Kjo shkakton varfëri, varfëri në aspektin ekonomik dhe në jetën e njerëzve.
Kjo do të thotë se në rrugën për në Evropë ju do të zgjidhni të dyja problemet njëkohësisht.
Tadiq: Termi Ballkan që për Evropën është njëlloj civilizimi, nga i cili ne nuk mund të heqim dorë, sepse ne jetojmë këtu dhe Ballkanin duhet ta shndërrojmë në një hapësirë prosperiteti dhe për të ndodhur kjo ne duhet që të gjithë të angazhohemi që të hyjmë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është mundësi për të gjithë, për një jetë më të mirë dhe më prosperuese. Nuk mund të ndërlidhen këto dy probleme, sepse natyra e problemeve është e ndryshme. Nëse flasim për Bosnjën dhe Hercegovinën, gjithsesi ajo duhet të jetë në BE. Nëse më pyesni për shtetin dhe etnitetin dhe krahinat, unë them se të gjitha grupet etnike dhe pakicat duhet të jenë pjesë e BEsë. Kjo është e vetmja mundësi që të gjithë të jemi në BE. Por, ky nuk është ilaçi i vetëm dhe nuk është zgjidhje e të gjitha zgjidhjeve për problemet tona. Prandaj, disa probleme mund ti zgjidhim edhe ne vetë jashtë BE-së.
Nëse i kthehemi historisë, duhet të qartësojmë diçka për njerëzit. Babai juaj, akademiku Lubomir Tadiq ishte një nga nxitësit e politikës ideologjike, e cila ideologji bëri që populli serb të grindet më të gjithë fqinjët në rajon dhe shumicën e fuqive botërore, edhe ato që tradicionalisht konsideroheshin aleate të Serbisë. Ju dhe politika juaj, e disa e kanë përshkruar si një shkëputje me grindje politike me fqinjët e saj dhe me botën, por ka nga ata që besojnë se politika që ju bëni është vetëm një variant i zbutur i kësaj tradite familjare. Si Boris Tadiq, sot si e vlerësoni rolin e babait tuaj dhe përgjegjësinë personale në përfaqësimin e interesave të shtetit serb popullit serb?
Tadiq: Roli im në të kaluarën në politikë ka qenë i pavërejtshëm. Në të kaluarën kam qenë student i psikologjisë dhe kam bërë punë opozitare dhe jam angazhuar për demokratizimin e sistemit politik në kohën e sistemit njëpartiak. Në këtë kontekst kemi bërë dialog të mirë me studentët e universiteteve të ndryshme në ish-Jugosllavi. Në anën tjetër, do të them se vetëm përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës nuk kanë qenë pjesëmarrës në këtë dialog. Kjo ka ndodhur, ndoshta ju nuk e dini, në vitet 80…
Por, ka pasur studentë shqiptarë në Beograd që kanë marrë pjesë në këto dialogë…
Tadiq: Kanë qenë disa shqiptarë që kanë qenë miq të mi; piktorë, intelektualë me të cilët që atëherë kam vendosur dialog për zgjedhjen e problemeve shqiptaro-serbe, prandaj roli im në të kaluarën ka qenë i parëndësishëm. Më shumë ka qenë angazhim individual. Mendoj se inteligjenca e atëhershme, po e quaj kështu kushtimisht, nuk ka mundur të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha konfliktet e tmerrshme, të cilat kanë pasur një të kaluar dhe krejt çka ka ndodhur më vonë kanë marrë një dimension tragjik të viteve 90. Ndoshta, nuk e dini por unë kam qenë njëri nga ata 15 studentë që kanë nënshkruar peticionin për të mbrojtur disa shqiptarë të rinj, të cilët atëherë kanë kërkuar ndarjen nga Serbia për të krijuar Republikën e Kosovës. Për këtë arsye, më kanë marrë në bisedë informative. Këtë e kam bërë nga bindja, sepse secili ka të drejtë të shprehë në mënyrë paqësore bindjet e veta. Nuk e kam bërë këtë se kam qenë i bindur se Kosova duhet të ndahet nga Serbia, por për arsye të thjeshtë, sepse i kam përkrahur principet demokratike dhe mendimet e lira të njerëzve.
Këtë e keni bërë për shkak të idesë humane dhe për njerëzit të cilët kanë pasur një ide politike.
Tadiq: Ashtu është. Tash po flas për babanë tim dhe rolin e tij. Dua tju them se babai im ka qenë një prej njerëzve kryesorë që ka ndërtuar idenë evropiane në Serbi. Andaj, pasuesit e kësaj ideje evropiane, si në Serbi, ashtu edhe në rajon, shpeshherë kanë vizatuar shtëpinë tonë për të mësuar diçka. Për këtë unë jam dëshmitar, sepse e kam përjetuar si fëmijë.
Ndoshta, është e vërtetë, ju e njihni si të këtillë babanë tuaj, por ne në Kosovë e njohim z. Lubomir Tadiq dhe Dobrica Qosiq si dy intelektualë dhe miq që kanë ndërtuar fuqishëm ideologjinë serbomadhe.
Tadiq: Thjesht, kjo është e paqëndrueshme. Ky është një simplifikim që daton nga vitet 90 dhe unë jam dëshmitari më i mirë që kjo nuk është e vërtetë. Jo gjithmonë, babai im dhe Dobrica Qosiq kanë pasur mendime identike, por kanë pasur pëlqim për disa pika. Sa i përkët Dobrica Qosiqit, ai është njeriu i cili është angazhuar direkt për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.
Për çfarë zgjidhjeje pra? Megjithatë, të dy këta miq kanë pasur një qëllim që e kanë thënë hapur. Kanë kërkuar një marrëveshje historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Natyrisht me shqiptarët e Kosovës.
Tadiq: Dhe kjo zgjidhje duhet të gjendet. Unë udhëheq një politikë që supozon zgjidhjen e të gjitha konflikteve në Ballkan për dallim nga ata dy nuk janë marrë me politikë, por janë marrë me mendime politike dhe sociale apo pse jo, edhe me mendimin filozofik për sistemin. Unë sot bëj politikën praktike dhe jam përgjegjës para votuesve dhe qytetarëve që të gjej një zgjidhje. Unë nuk e kam lirinë që të shpjegoj marrëdhëniet etnike nga këndi i intelektualit të lirë, por më obligon kushtetuta që të gjej zgjidhje brenda saj, sepse unë jam i votuar të gjej këtë zgjidhje në nivel politik. Po ju them arsyet, pikërisht se nuk mund të jemi pjesë e Evropës duke i mbartur me vete konfliktet tona, prandaj duhet të gjejmë maksimalisht gjuhën praktike.
Por, ne e dimë që konfliktet në Ballkan kanë përfunduar dhe të gjithë udhëtojnë në një rrugë, Evropën.
Tadiq: Kur flasim për konfliktet, atëherë duhet të them se konfliktet kanë dimensione të ndryshme…
Siç është konflikti në këtë moment në mes të Kosovës dhe Serbisë…
Tadiq: Siç kanë konflikt shqiptarët dhe serbët.
Pra, nuk e pranoni që ka konflikt në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ka konflikt shqiptaro-serb.
Tadiq: Por duhet të keni parasysh të respektoni faktin se unë jam kryetar i Serbisë, duhet ta respektoj Kushtetutën dhe ligjshmërinë, në të kundërtën nuk do të kishte artikulim interesash dhe as civilizim sikur mos të respektohen ligjet. E dyta, konfliktet mund të ekzistojnë në form