Kuq e Zi: Platformë kundër regjistrimit etnik
TIRANE- Platforme dhe plan veprimi qe do te pengoje regjistrimin e popullsise mbi baze etnike e fetare. Pas formulimit te peticionit, qe tashme ka nisur maratonen ne disa qytetet, perfshire edhe Tiranen, Aleanca Kuq e zi ka bërë me dije se pas kesaj veprohet ne baze te nje platforme te qarte per te marre mbeshtetjen e gjithe shqiptareve kudo qe jetojne.
Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për këtë kemi grupe aktivistësh në të gjithë Shqipërinë. Maratona do të zhvillohet në çdo qytet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, bën të ditur Aleanca, e cila do te kete tashme edhe nje website te vetin, ku pret te gjeje shume mbeshtetes. .
Peticioni do të shkojë kudo ku jetojnë shqiptarë dhe do të bllokohen shkeljet dhe falsifikimet e ndryshimit të kombësisë, ka bere me dije Aleanca.
Vetem nje dite me pare, Aleanca ishte ne Korce, ne mbledhjen e firmave kunder regjistrimit, qe sipas saj shkel kushtetuten. Nje nga nismetaret, numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu eshte deklaruar prere kunder ndryshimit te kombesise dhe regjistrimit fetar e etnik, i cili sipas tij rriskon asimilimin.