E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i KE-së, takime në Tiranë

Në ditën e tretë në Tiranë, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, zhvilloi takime me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreun e PS-së, Edi Rama, dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Reformat dhe detyrimet e Shqipërisë për integrimin në BE, si dhe liberalizimi i vizave ishin në qendër të bisedimeve mes drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë takimit me kreun e PS-së, ky i fundit u shpreh se "ne nuk hyjmë në Parlament deri kur të plotësohen të gjitha kushtet, që Parlamenti të konsiderohet legjitim, të konsiderohet demokratik, të konsiderohet vendi ku shqiptarët përfaqësohen drejtësisht dhe ku ato që aprovohen, pastaj edhe zbatohen. Ndërkohë bëra edhe njëherë të qartë konceptin tonë të thjeshtë, se hapja e kutive është kushti themelor për t‘i dhënë Parlamentit legjitimitetin e munguar dhe njëkohësisht për të mos lejuar që shëmtia e zgjedhjeve të shkuara të përsëritet dhe që Shqipëria të hyjë në një cikël i cili do të ishte një skemë e mbyllur, ku pushteti numëron, pavarësisht sesi voton populli".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›