Pakistan, rreth 300 viktima nga zjarret në Karaçi

Në dy zjarre shkatërruese që kanë përfshirë dy fabrika në qytetin Karaçi dhe atë Lahore, kanë vdekur të paktën 289 persona, kurse edhe disa dhjetëra të tjerë kanë marrë plagë të rënda nga djegiet, njofton agjencia e lajmeve AP.Zjarri ka marrë më së shumti jetë në fabrikën e rrobave bë Karaçi (ish-kryeqytet i Pakistanit), ku raportohet të jenë mbytur të paktën 289 njerëz, kurse edhe të paktën 65 persona të tjerë kanë marrë plagë nga flakët apo edhe duke kërcyer për të shpëtuar nga ndërtesa katërkatëshe, në të vilën ishte e vendosur fabrika.
Si i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP, komandanti i zjarrfikësve Ehtesham Salim, viktimat eventuale ende po kërkohen. Ai tha për këtë objekt se ishte i rrezikshëm, pasi sipas fjalëve të tij ka qenë i ndërtuare dobët, nuk ka pasur dalje dhe shkallë emergjente, ndërsa muret kanë qenë të plasaritura.
Vetëm disa orë më parë, në Lahore janë regjistruar 25 viktima, po ashtu nga zjarri, por në një fabrikë të këpucëve. Shkaktar i zjarrit, sipas AFP-së ka qenë prishja e gjeneratorit.
Sipas mjekut Aftab Çanar, “disa nga trupat janë djegur 100% dhe kjo e bën shumë të vështirë identifikimin e tyre”, transmeton Koha.
Njëri nga viktimat e hospitalizuara, 29-vjeçari Liakat Husain, tha se zjarri është përhapur në tërë fabrikën “brenda dy minutash”.
Muhamed Ishak, banor i Karaçit, ka përshkruar skenën kaotike dhe përpjekjet e qytetarëve për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda.
“Kam parë njerëzit e bllokuar. Zjarri përhapej dhe njerëzit binin nga katet larta. Njerëzit e tubuar kanë bërë gjithçka për t`i ndihmuar. Ata kanë vënë disa shkallë. Disa njerëz kanë zbritur nëpër ato shkallët, të tjerët kanë rënë”, ka rrëfyer Ishak.