E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari special i OKB-së, Brahimi: Situata në Siri, katastrofike

05-09-2012 / Gazeta 55

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës arabe, Lakdar Brahimi do të vizitojë Damaskun

“Shkatërrimi në Siri po merr përmasa katastrofike. Komenti i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës arabe Lakdar Brahimi vjen në një kohë që situata në vend sa vjen e degjenerohet si pasojë e luftimeve të vazhdueshme ndërmjet rebelëve dhe regjimit të presidentit Assad. Luftimet më të ashpra tashmë janë përqendruar në Alepo në një kohë që vetëm gjatë muajit gusht më shumë se 100 mijë persona janë larguar nga vendi. Kombet e bashkuara dhe vendet perëndimore akuzojnë Iranin se po furnizon me armë ushtrinë e Damaskut. Brenda pak ditësh do të vizitoj damaskun dhe sapo të jetë e mundur do të vizitoj dhe të gjitha vendet që janë të gatshme të mbështesin kalimin e pushtetit për të siguruar në këtë mënyrë dhe mbylljen e konfliktit që zgjat prej më shumë se 17 muajsh, është shprehur Brahimi. Ndërkohë që sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera” nga refuzimi i Kinës dhe Rusisë për t’u bashkuar me SHBA-në dhe aleatët e saj në miratimin e sanksioneve të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Sirisë. Klinton iu tha gazetarëve gjatë një vizite në Pekin se “ne jemi të zhgënjyer me veprimet e Rusisë dhe Kinës për shkak të bllokimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Jang Jieçi, Klinton tha se diplomatët kanë “diskutuar mënyrat tjera” mbi presionin, i cili do t’i jepte fund dhunës në Siri. Jang tha se Kina “mbështet plotësisht” përpjekjet e ndërmjetësuesit të ri të OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi. Kina dhe Rusia në mënyrë të vazhdueshme kanë bllokuar përpjekjet perëndimore për ndërhyrje më të fuqishme ndërkombëtare në konfliktin 17-muajsh sirian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›