E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, partitë shqiptare humbin betejën për ligjin e “Branitellave”

05-09-2012 / Gazeta 55

Ligji është nënçmues dhe degradues për shqiptarët, pasi ai i kualifikon pjesëtarët e UÇK-së si “forca paramilitare dhe ekstremiste”

--- Projektligji i miratuar me shumicë votash nga partia në qeveri, VRMO dhe ajo në opozitë, LSDM ka irrituar faktorin politik shqiptar. PDSH dhe BDI janë në sintoni të qëndrimeve të tyre, ndërsa këta të fundit paralajmërojnë edhe daljen nga koalicioni

Anëtarët e partive parlamentare shqiptare, janë shprehur me një zë kundër ligjit për të ashtuquajturit “Branitellat”, i cili nuk parasheh përfitime edhe për ish pjesëtarët e UÇK-s dhe familjeve të tyre. Në debatin e sotëm të zhvilluar në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale, deputetët shqiptar kanë deklaruar se ligji në fjalë është antishqiptar dhe kundër interesave të Republikës së Maqedonisë.
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha se, partia të cilës i takon ai nuk do të ofrojë mbështetje për këtë projekti ligji dhe të njëjtin do ta kundërshtojë me të gjitha burimet e mundshme procedurale, teknike dhe administrative në Parlamentin e Maqedonisë.
“Ne besojmë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj, por jo në një mënyrë të tillë siç propozuar tani. Prandaj ne kërkojmë ta tërhiqni, dhe të sjellim një ligj të cilin do ta mbështesim të gjithë”, deklaroi Ademi, duke shtuar se ligji në fjalë duhet të parasheh përfitime edhe për ish pjesëtarët e UÇK-s.
Edhe deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare kanë bërë thirrje për tërheqjen e këtij ligji i cili nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tyre, ky propozim ligj është antishqiptar dhe nuk çon drejtë një pajtimi mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›