I divorcuar, nuk paguante per femijet
BERAT- Nuk pranon te paguaje detyrimet per rritjen e femijeve pas divorcit, nje 45 vjecar eshte arrestuar dje, pasi eshte denuar me 20 dite heqje lirie. Thoma Bushi, " 11 Janari" ne qytetin e Kucoves, eshte vene ne pranga te policise se Beratit rreth ores 19:00. Arrestimi i tij u be i munduar pas nje urdher ndalimi te dates 22 shkurt te ketij viti, te nxjerre nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor ne Berat. Mesohet se Gjykata e Rrethit Gjyqesor ne Berat, me nje vendim me numer 158, qe mban daten 22 dhjetor te vitit te kaluar, e ka denuar Bushin me 20 dite burg per vepren penale te "mos dhenies se mjeteve per jetese" per femijet e tij. Denoncimi ndaj 45-vjecarit u be nga bashkeshortja e tij, pasi Bushi nuk ka pranuar te paguaje pas divorcit detyrimet per rritjen e dy femijeve te tij.
E. H
E. H