"Otrantos 97", perkujtohet tragjedia
Ornela Hila
VLORE - Eshte perkujtuar ne Vlore, tragjedia e 28 marsit te vitit 1997, e ndodhur ne kanalin e Otrantos, mes Shqiperise dhe Italise. Rreth 50 familjare te viktimave kane hedhur buqeta me lule ne det, ne shenje perkujtimi te familjareve qe kane humbur ne tragjedine e 12 viteve me pare. Ata kane hedhur serish akuza ndaj nje avokateje qe i ka perfaqesuar ata gjate gjyqit ne Itali, ndersa kerkojne nga shteti shqiptar qe te ndikoje me qellim demshperblimin e familjeve te ketyre viktimave. Ata kane deklaruar e kerkojne demshperblimin deri ne qindarken e fundit dhe drejtesia te vihet ne vend per abuzimet e bera nga avokatja e pajtuar nga vete ata.
Kane kaluar 12 vjet nga ajo qe mund te quhet edhe nje nga tragjedite e medha te ndodhura ne vend. Nje pjese e madhe e familjareve ende nuk kane marre shperblime nga shteti. Apeli i tyre ne kete dite te dhimbshme eshte: "Kjo ngjarje nuk duhet lene ne harrese. duhet te zbardhet tragjedia qe na mori njerezit tane". Tragjedia e Ortrantos, e cila ka shenuar nje numer te larte viktimash, mes te cileve femije, gra te rinj e burra. Ne 57 viktimat e konfirmuara dhe 24 te humburit ende sorollatet ceshtja ne instance te ndryshme. Duke kaluar nga gjyqesori italian ne ate shqiptare, madje tentativat jane qe ceshtja e Otrantos te cohet deri ne gjykaten e Hages.
Me 28 mars te vitit 1997 rreth 115 shqiptar jane imbarkuar ne anijen "Katri i Rades". Rreth ores 15.00 kur anija ka ngritur spirancen dhe i eshte drejtuar brigjeve italiane, per te shkuar drejt tokes se enderruar. Pas rreth 4 oresh lundrim ne det, kane mberritur ne kanalin e Otrantos, aty ku dhe u formesua tragjedia. Ora 19.50 kur gjithcka mori fund. Nje goditje e anijes luftarake italiane Sibila ka tronditur anijen "Katri i Rades". Qindra endrra te ndara ne mes, duke u perpelitur per ore te tera ne detin e ftohte te marsit, mes te kanalit te Otrantos, dhjetar gra e femije nuk paten mundesi te mbijetonin. Dhe bilanci I tragjedise ishte I rende 57 viktima, 24 te humbur dhe te mbijetuarit 34.
Jane 81 familje qe filluan te kerkonin te drejten per te afermit e tyre, duke u sorollatur sallave te gjyqeve. Duke kerkuar me te gjitha menyrat zgjidhje dhe ende per kujtimin e te afermve te tyre. Pas 12 vjetesh nuk po gjen ende zgjidhje enigma e tragjedise se Otrantos.
Si cdo vit, edhe ne kete 12 vjetor u hodhen lule ne det, u perloten familjare. U vizitua vendi nga u nis anija e vdekjes, ndersa pergjigjet per apelimin e ceshtjes, zgjidhjes se mundshme, dhe drejtesise qe kerkojne familjaret ende nuk I eshte dhene nje zgjidhje. Ata gjithmone vazhdojne te presin nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane nje pergjigje te pyetjeve te tyre, dhe te marrin ate qe ne fund te fundit ju ka ngelur, Pushime Cala, nje prej familjareve te viktimave thote e per ta nuk kane kaluar 12 vjet, por 12 dite ju duken, ndersa vijojne te presin drejtesine.
Viktimat ne Kanalin e Otrantos
31 dhjetor 1992, 10 persona fundosen me nje skaf
12 tetor 1994, 13 persona vdesin pas nje avarie ne det
25 tetor 1994, 1 person vdes pas mbytjes se gomones
18 korrik 1995, 1 person vdes pas renies ne det
10 tetor 1995, 12 persona vdesin nga perplasja e gomoneve
30 nentor 1995, 22 persona nga Dibra, mbytjen me gomone
26 janar 1997, 7 persona vdesin nga perplasja e dy gomoneve
28 mars 1997, 57 persona vdesin pas perplasjes se "Kateri i Rades"
21 nentor 1997, 6 persona vdesin pas shperthimit te nje gomoneje
8 shkurt 1998, 7 persona vdesin, pasi fundoset nje gomone
3 qershor 1998, 3 persona mbeten te vdekur pas nj perplasjeje
25 tetor 1998, 6 persona te vdekur pas perplasjes se nje gomoneje
1 maj 1998, 4 persona vdesin pas permbysjes se nje varke
27 maj 1998, 7 te vdekur pas perplasjes me nje tjeter skaf
28 maj 1999, 5 te vdekur pas perplasjes se nje gomoneje
1 nentor 1999, 6 te vdekur pas perplasjes se nje gomoneje
4 maj 2000, 2 te vdekur pas avarise se nje gomone
10 gusht 2001, 5 te vdekur e 7 te humbur pas se mbytjes se nje gomoneje