Ne Berat nje rruge me emrin "Hebrenjte", per nder te tyre
BERAT- Bashkia e Beratit ka vendosur dje, qe nje nga rruget e ketij qyteti te marre emrin "Hebrenjte". Emri eshte vendosur ne kujtim te dhjetera hebrenjve, qe jane strehuar ne kete qytet gjate holokaustit. Bashkia e ketij qyteti dhe Konsullata e Nderit e Izraelit bene nje dite me pare zbulimin e pllakes per emerimin e rruges se re, si dhe promovimin e librit "Prania historike dhe shpetimi i Hebrenjve ne Shqiperi". Ne kete aktivitet moren pjese dhe deputeti Neritan Ceka, ambasadorja e Izraelit, Armira Aron, si dhe nje grup studiuesish, autore te librit, qe flet rreth historise se hebrenjve ne Shqiperi. Ceremonia e promovimit te emrit te rruges u zhvillua rreth ores 11:00. Pllaka u zbulua nga ambasadorja e Izraelit, Armira Arnon. Me pas te pranishmit kane marre pjese ne promovimin e librit kushtuar hebrenjve te strehuar ne Shqiperi, ceremoni e cila eshte zhvilluar ne ambientet e galerise se arteve ne kete qytet.
"Prania historike dhe shpetimi i hebrenjve gjate Luftes" keshtu eshte titulluar libri, me 300 faqe, i cili ka studime dhe dokumentet me te reja te zbuluara per fatin dhe lidhjet e hebrenjve me shqiptaret dhe Shqiperine, i cili u hodh dje ne treg dhe gjendet ne te gjitha librarite e vendit. Libri i promovuar dje ne Berat, vjen ne duart e lexuesit, i pergatitur nga gazetari Naim Zoto dhe nen perkujdesjen shkencore te Prof. Dr. Shaban Sinani, nje prej studiuesve te njohur ne shkalle nderkombetare per ceshtjen e hebrenjve. Pergatitja dhe hedhja ne treg e ketij libri, eshte mundesuar nga ambasada e SHBA-se si dhe Konsullata e Nderit e shtetit te Izraelit ne Shqiperi. Gjithashtu libri mori shkas nga konferenca shkencore, "Berati per shpetimin e hebrenjve", qe u zhvillua vitin e kaluar ne kete qytet. Libri ka ne brendesi te tij studimet te sjelljes se shqiptareve ndaj holokaustit, kur dhjetera hebrenj u strehuan dhe shpetuar nga familjet beratase gjate holokaustit nazist ne kete qytet, sjellje qe ka mahnitur mbare perendimin. E. Hazizolli