E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Gerdeci", Gjykata e Larte cakton daten 4 maj per zhvillimin e seances se pare

Tirane- Gjykata e Larte ka caktuar dje, seancen e pare te dosjes "Gerdeci". Relatorja Majlinda Andrea ka vendosur qe procesi te startoje ne daten 4 maj te ketij viti, ora 13:20. Ne kete seance do te behet prezantimi i paleve, si dhe marrja e sakte e gjeneraliteteve te pandehurve. Burime nga mbrojtja kane bere me dije se, ne kete seanca, ata do te kerkojne shtyrjen e procesit, pasi do t'i drejtohen gjykates me nje kerkese, ku edhe te kerkojne shpallje te moskompetences lendore. Mbrojtesit argumentojne se kjo gjykata nuk eshte kompetente per gjykimin e 29 prej te pandehurve. Avokatet mbrojtes shpjegojne se do te kerkojne ndarjen e dosjes, ne menyre te tille qe kolegjet e bashkuara te gjykojne vetem deputetin Fatmir Mediu. Kerkesa per vecimin e dosjes, shpjegohet me faktin se kolegjet e bashkuara do ta gjykojne dosjen penale ne themel, njesoj sikur te gjykohej nga Gjykata e Shkalles se Pare. Por ky lloj gjykimi do te sillte pamundesi ankimi ne shkalle tjeter gjyqesori. Te pandehur ne kete proces jane 30 persona, mes tyre edhe ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai akuzohet per veprat penale te "shperdorimit te detyres", kryer 2 here, si dhe "shkelje te barazise ne tendera". Kater prej te pandehurve, Dritan Minxholli, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Gjeci ndodhen me mase sigurie "arrest me burg". Ata akuzohen nga prokuroria per veprat penale te vrasjes masive etj.

Dosja

Prokuroria e Pergjithshme i perfundoi hetimet e saj dhe e dergoi per gjykim ne Gjykaten e Larte dosjen "Gerdeci" , me daten 13 mars te ketij viti. Dosja perbehet nga 80 fashikuj. Prokuroria ka nje numer shume te madh deshmitaresh, kryesisht banore te Gerdecit, te cilit kane punuar edhe ne fabrike per demontimin e armeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›