E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetim Ziza refuzon ushqimin

Tirane- Shpetim Ziza i akuzuar per perdhunim dhe me pas vrasjen e 10 vjecarit, prej pese ditesh ka refuzuar ushqimin. Adoleshenti, i denuar me burgim te perjetshem, eshte transferuar ne sektorin e mjekimit, ku edhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Burime nga burgu i Fushe-Krujes, kane bere me dije dje, per gazeten "KJ" se Ziza disa dite pas vendimit te dhene nga Gjykata e Apelit Tirane, ka refuzuar te gjitha vaktet e ushqimit. Mesohet se adoleshenti ka arsyetuar se, ai eshte denuar gabimisht nga ana e gjykates, duke pretenduar qe ai nuk eshte ai autori i vrasjes se te miturit Bekim Cenga. I denuari pretendon se ai ka qene prezent ne vrasjen e te miturit, por nuk e ka kryer krimin makaber. Kete pretendim Shpetim Ziza e ka paraqitur dhe ne Gjykaten e Apelit, Tirane, duke i shpjeguar gjykates se autori i vertete i vrasjes ishte pikerisht Ermal Shulku. Sipas burimeve, disa dite me pare gjendja e Zizes eshte perkeqesuar, c'ka ka bere qe drejtoria e burgut te marre masa emergjente. 19-vjecari eshte transferuar ne dhomat e mjekimit, duke u mbajtur nen perkujdesin e mjekeve. Burimet nga burgu i sigurise se larte kane shpjeguar se gjendja e te denuarit aktualisht eshte nen kontroll. Ky i fundit do te qendroje nen kujdesin e mjekut te institucionit, deri sa te permiresohet totalisht, ne menyre te tille qe te rikthehet ne qeline e tij. Ngjarja per te cilen akuzohet Ziza, ka ndodhur me 23 tetor te vitit 2007. Nga hetimet ka rezultuar se Ziza ka marre te miturin Bekim Cenga dhe e ka derguar ne nje shkurre, ku ai e perdorte si strehe te tij, me argumentimin se do te luanin bashke. Sipas hetimeve te akuzes, 19-vjecari, pasi i kishte kerkuar te kryenin marredhenie homoseksuale bashke, e ka perdhunuar, por duke pare qe femija mund te tregonte ngjarjen tek prinderit e tij, ai e ka vrare duke e mbytur me lidhesen e kepuceve. Ziza eshte denuar nga Gjykata e Apelit, Tirane per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", "marredhenie seksuale apo homoseksuale" dhe "armembajtje pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›