Tragjedia e 20 prillit, vdiqen 23 vete, 13 ishin femije
Burime policore bene te ditur dje se persona te dyshuar si trafikante kane mundur qe te hapin dyert e bllokuara te nje tuneli, i cili qe prej vitit 1997 eshte i bllokuar, pasi pikerisht ne kete vend kane humbur jeten plot 23 banore te fshatit qe njihet me emrin Selite. Tragjedia e 20 prillit 1997 ka qene e permasave tragjike, pasi pikerisht ne kete vend eshte shuar jeta e me shume se 13 femijeve, nga mosha 7 deri ne 14 vjec. Por me i rende eshte fakti se nga 23 banore qe humben jeten, 12 prej tyre ende nuk kane nje varr, madje asnje nga te vdekurit nuk ka qene me shume se 35 vjec. Qeveria e kohes i pati premtuar ketij fshati se do te bente te pa munduren per ta shperngulur cdo familje drejt zonave fushore, pasi jeta aty ishte e pamundur edhe per shkak te helmit radioaktiv. Por ky mbeti vetem nje premtim. Hetimi rreth ngjarjes, edhe pse nuk pati te denuar, provoi se viktimat ishin veper e nje trafiku qe niste nga Burreli dhe perfundonte ne Shkoder dhe me tej ne Malin e Zi.