Rihapen tunelet e armatimeve
Burrel- Nevojat e perditshme per buke dhe ushqime i kane detyruar banoret e nje fshati tashme te njohur ne zonen e Burrelit, qe te sfidojne rrezikun e madh qe vjen nga predhat e demontuara, edhe pse 11 vjet me pare aty humben jeten 23 bashkefshatare te tyre. Te vegjel dhe te medhenj ne komunen e Komsise ne Burrel, nuk duan tija dine edhe per faktin se problemi i Gerdecit i ka kaluar kufijte e vendit tone dhe eshte bere mjaft i njohur ne te gjithe rruzullin tokesor, pasi pas asaj ngjarje te rende kane humbur jeten 26 persona dhe shume te tjere ende vijojne te vuajne pasojat e renda te ketij shperthimi. Prej disa muajsh, femije, gra, burra dhe madje te moshuar, jane hedhur ne aksion per nxjerrjen nga toka te shume predhave te groposura nder vite nga Ushtria Shqiptare. Diten e djeshme mesohet se ka pasur konfrontime fizike me policine vendore, e cila eshte perpjekur te ndaloje kete aktivitet te rrezikshem te banoreve, qe jane joshur nga cmimi i ofruar nga trafikantet e skrapit. Madje per ngjarjen ka nisur nje hetim i vecante, sepse jane rihapur tunelet e Qafeshtames, ku ndodhi edhe tragjedia me e madhe e demontimeve te predhave.
Perplasja
Burime policore thane dje per gazeten "KJ" se dje eshte perseritur aksioni per te larguar banoret nga vendi ku gjenden me mijera fisheke, granata e predha nga me te ndryshmet. Pavaresisht rrezikut qe ekziston, banoret shprehen se ndihen te detyruar te germojne ne kete vend per predha apo fisheke, t'i cmontojne ato dhe me pas t'i shesin materialin e hekurt per skrap. Madje gjate aksionit te policise se Burrelit ka pasur edhe konfrontime fizike e kundershtim nga banoret, qe ankoheshin per mungesa financiare dhe varferi. Vendi ka qene dikur shesh i demontimit te predhave nga ana e ushtrise. Ndersa sot eshte kthyer ne te vetmin vend pune per fshataret e Komsise, ku mund te fitohen te pakten 500 leke te reja ne dite. Biznesi i skrapit ka rezultuar te jete fatal per shqiptaret. Por edhe pse kjo situate eshte e ditur nga te gjithe banoret ende nuk jane ndergjegjesuar per rrezikun qe u kanoset.
Rreziku
Ky vend ne afersi te Qafeshtames, ku gjate kohes se diktatures ka qene efektiv nje nder repartet me te medha te kembesorise, eshte i preferuar nga tregtaret e metaleve te shtrenjta. Menjehere pas kesaj ngjarje ushtria beri bllokimin e mureve te portes se tunelit, por ato nuk ishin asnjehere te sigurta. Madje keto mure u perforcuan edhe nje vit me pare, pas denoncimit ne Parlament te deputetit te zones Qemal Minxhozi. Por burime te sigurta konfirmojne se trafiku eshte perforcuar dukshem muajt e fundit. Kjo ka bere qe trafikantet te marrin masa per shperthimin e mureve te tunelit dhe te nxjerrin prej andej municionin e kerkuar. Per kete akt dyshohet se jane paguar femijet dhe te rinjte e zones. Policia vendore, duke e pare si rrezik te madh mundesine e nje shperthimi tragjik, ka nisur nje aksion per nderprerjen e ketij trafiku, per realizimin e te cilit jane perfshire gra, femije dhe te moshuar.
Aleksander Ndoja