Berisha, ftese nga Merkel
Kryeministri Sali Berisha do te vizitoje Berlinin ne tete tetor. Me ftese te Kancelares federale gjermane Angela Merkel, kreu i ekzekutivit do te zhvilloje nje vizite zyrtare javen e ardhshme ne Gjermani. Kryeministri shqiptar do te pritet me nje ceremoni me nderime ushtarake ne kancelarine federale. Me pas do te zhvillohet nje takim ku ne qender do te jene kryesisht tema dypaleshe dhe rajonale. Vec kesaj do te diskutohet dhe mbi anetaresimin e pritshem te Shqiperise ne NATO dhe bashkepunimin e metejshem me Bashkimin Europian. Gjate vizites ne Gjermani Kryeministri Berisha do te takohet edhe me ministrin e Jashtem federal Steinmeier si dhe do te zhvilloje biseda zyrtare ne ministrine gjermane te Ekonomise. Ne vijim te bisedave zyrtare Kryeministri Berisha do te zhvilloje takime me perfaqesues te biznesit gjerman ne Berlin dhe Essen.