E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dyshuari për vrasjen e 71 vjeçarit Mark Shkreta ka një alibi të fortë

Share

Pas ekzekutimit të 71 vjeçarit Mark Skreta, policia e Tiranës nuk nguroi të hedhë dyshime të menjëhershme mbi Jetmir Llanajn (disa gazeta e shkruajnë mbiemrin e tij Llani e disa Llanaj), të atin e Indritit 9 vjeçar që ia vranë vëllezërit Shkreta një muaj e gjysmë më parë.

Dje, në mënyrë të papritur është bërë i gjallë Jetmir Llanaj (i shpallur person në kërkim), por jo për të pranuar se ish autor i vrasjes; përkundrazi, për të përgënjeshtruar çfarë është thënë deri më tani në adresë të tij e për të nxjerrë në evidencë një alibi. Unë ndodhem në Greqi prej një jave; kam kaluar në pikën kufitare të Kakavijës më datë 14 korrik ora 06.30 e mëngjesit së bashku me vëllain tim Muharremin; policia mund ta verifikojë shumë lehtë momentin kur kam kaluar në pikën kufitare; gjithashtu, ka dhe mjaft dëshmitarë, që mund ta provojnë se unë kam qenë në Greqi javën e fundit.

Në dritën e këtyre fakteve, ai ka menduar të ngrejë një padi kundër policisë për dëmin moral që i kanë shkaktuar. Ndërsa pyetjes së gazetarit të GSH-së: Pra, ju pretendoni se nuk e keni qëlluar Mark Shkretën?, ai i përgjigjet: Unë nuk marr hak duke vrarë një plak; kur të hakmerrem do qëlloj atë që më vrau tim bir. Vini re! Thotë do marr hak, e jo do marr gjak. Janë dy koncepte të largëta sa dy planete.

http://respublica.al/artikuj/2012/07/21/i-dyshuari-per-vrasjen-e-71-vjecarit-mark-shkreta-ka-nje-alibi-te-forte

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›