Shpërthen granata, plagosen tre vëllezërit e mitur. Mjekët: Janë në rrezik për jetën
Share
Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Simon të rrethit të Mirditës. Tre vëllezërit e familjes Çuni janë 13, 10 dhe 6 vjeç. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Mjekët e këtij spitali bëjnë me dije se të tre fëmijët rrezikojnë jetën. Dy prej tyre ndodhen aktualisht në gjendje kome.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Paraprakisht ata kanë bërë me dije se fëmijët po luanin në oborrin e shtëpisë së tyre. Por ende nuk është zbardhur fakti se ku e kanë marrë granatën fëmijët.
