E Diel, 1 Nëntor 2026

Avari në tragetin ku po udhëton presidenti Bamir Topi. Prej orësh në det të hapur

Share

Trageti ku po udhëton presidenti Bamir Topi ka pësuar një avari. Presidenti po kthehej nga Italia në drejtim të Durrësit me tragetin Adriatik 1, i cili ka shfaqur probleme kur ishte 24 milje larg portit të Durrësit. Trageti duhej të ishte kthyer në Shqipëri në orën 08:00 të mëngjesit. Mësohet se problemet trageti i ka pasur në tubat e filtrit.

Kapiteni i portit, Hysni Aruçi, ka deklaruar për News 24 se trageti është duke udhëtuar me shpejtësi të kufizuar, ndërsa shkak për defektin është bërë përdorimi i karburanti jocilësor.

Mësohet se në traget janë së paku edhe 250 persona. Burime nga kapiteneria pohojnë se trageti është në gjendje të mirë teknike pasi është licencuar pak kohë më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›