E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet Dëshmor i Atdheut komisioneri i PD, i vrarë në zgjedhjet e vitit 1997

Share

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Dëshmor të Atdheut një komisioner demokrat, të vrarë në vitin 1997 në fshatin Lis të rrethit të Matit. Kujtim Frangu u vra më datë 6 korrik 1997, në qendrën kryesore të votimit të kësaj njësie vendore, pas një sherri mes komisionerëve dhe simpatizantëve të subjekteve politike. Siç raporton Panorama, për këtë vrasje u dënua me gjashtë vite burg P. Bushi, ndërkohë që nga hetimet rezultoi se komisioneri i PD-së ishte vrarë nga një plumb qorr.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›