I ekstraduari nga Kosova nuk akuzohet për rastin “Monstra”

Për ministren e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, Shukri Alia, i ekstraduar një ditë më parë nga Kosova, nuk është ideolog dhe mentor i vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë dhe radikal-islamik.
Shukri Alia, sipas Jankullovskës akuzohet vetëm për veprën penale ‘dhunë’ dhe jo për rastin ‘Monstra’.
Jankullovska deklaroi se nuk dëshiron të komentojë pohimet e mediave, të cilat dje e kanë ndërlidhur këtë ekstradim me akuzën për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë.
“Sipas të dhënave operative të cilat i kemi Shukri Alija është njëri nga ideologët dhe promotorët më të mëdhenj të islamit-radikal dhe nuk mund të anashkalojmë mundësinë që personi që sot është ekstraduar nga Kosova është mentor dhe ideolog pikërisht i të dyshuarve të rastit Monstra”, deklaroi dje Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së, raporton Alsat-M.
I ekstraduari nga Kosova, Shukri Alia duhet të mbajë dënimin me burg prej 3 vjetësh, për veprën penale ‘dhunë’./Indeksonline/