"I forti i Myslym Shyrit" sot përballet me Gjykatën e Tiranës
TIRANË- Gjergj Cukali, njëri prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit pritet të përballet ditën e sotme me Gjykatën e Tiranës, ku do t'i caktohet dhe masa e sigurisë. Cukali i njohur për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli të forcave të policisë, ju gjet një pistoletë tip "Glock" dhe 17 fishekë.
Pak kohë më parë Gjergj Cukali ishte shpallur në kërkim së bashku me Kataldo Lezhjan, pasi dyshohet se këta të dy kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur punonjësin e një firme private sigurimi, për një vend parkimi. Ngjarja mësohet se më datë 5 maj, rreth orës 16:00, 33vjeçari Sh.Kadiu, punonjës i një kompanie private sigurimi, ka bërë kallëzim se në rrugën "Mihal Grameno", pranë Shkollës së Baletit, është kanosur me armë dhe goditur nga dy persona të paidentifikuar pas një debati mes tyre për një vend parkimi.
(e.m/GSH/BalkanWeb)