E Diel, 1 Nëntor 2026

I frikohet “Shqipërisë së Madhe”

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 19:39

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Konuzin, ka tërhequr vërejtjen se projekti ekstremist “Shqipëria e Madhe” është shumë i rrezikshëm për rajonin e ndjeshëm siç është Ballkani, i cili, sipas tij, kohë më parë ka përjetuar periudhë të konflikteve të rënda të armatosura në baza nacionale.

“Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe ideve të tjera ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për gazetën Dnevnik të Novi Sadit.

Konuzin ka thënë se Rusia pret që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës të fillojë sa më shpejt, sepse niset nga fakti se qëllimi i bisedimeve është në gjetjen e marrëveshjeve të ndërsjella përkatëse në lidhje me të gjitha pyetjet, të cilat i kanë palët e interesuara.

Diplomati rus ka vlerësuar se pala serbe po tregon gatishmëri për fillimin e kontakteve, derisa për Prishtinën kjo nuk mund të thuhet. Konuzin ka shprehur dyshimin në aftësinë e palës kosovare që të plotësojë ato që janë parashtruar në rezolutën e përbashkët, të cilën BE dhe Serbia e kanë paraqitur më 9 shtator të vitit të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Llogaris që BE të bëjë përpjekje plotësuese në mënyrë që të realizojë iniciativën e vet”.

Konuzin ka thënë se Moska në këtë etapë nuk mendon që të kyçet në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›