E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Villa pret Bradleyn

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 17:48

Menaxheri i Aston Villës, Gerard Houllier shpreson të transferojë mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut, Michael Bradley në huazim për pjesën e mbetur të sezonit, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara pritet t’i nënshtrohet testit mjekësor me mundësi të transferimit të përkohshëm në Villa Park, para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit, të hënën në mbrëmje. Bradley është biri i selektorit të SHBA-së, Bob Bradley dhe luajti në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›