I ftohti Siberian paralizon Kukësin, pezullohet proçesi mësimor
Vazhon të jetë problematike situata në veri të vendit. Moti i keq dhe reshjet e shumta të dëborës kanë mbërthyer zonat veriore dhe verilindore duke shfaqur probleme të theksuara në qarkullim. Problematike shfaqet gjënjda në Kukës, ku dëbora ka shkaktuar jo pak vështirësi. Kështu bëhet me dije se trashësia e madhe e borës mban të izoluara komunat Arren, Grykë Çajë,Kalis, Shishtavec,Topojan, Zapod. Të bllokuara janë dhe akset rrugore Kukës-Peshkopi,Kukës-Shishtavec, ndërsa autostrada Kalimash-Morinë është e kalueshme me
vetëm me zinxhirë. Ndërkaq si rezultat i temperaturave nën zero gradë Celsius është pezulluar edhe procesi mësimor atje deri në një afat tëpapërcaktuar.