Unaza, mbeten në mes punimet, ska fonde
Korçë-Janë ndërprerë punimet për rikonstruksionin e unazës së qytetit të Maliqit. Pasi janë kryer kanalizimet dhe është shtruar rruga me çakull, makinat e rënda që punonin aty janë larguar. Shkak është bërë mungesa e fondeve.
Qeveria me grantet konkuruese dha një fond prej 2.4 milion lekësh, por në fakt u lëvruan vetëm 4 milion lekë. Shumë kjo, që mjaftoi vetëm për fillimet e punimeve. Sipas bashkisë me këtë fond u bënë kanalizimet e ujrave të bardha, shtrimi me cakull i unazes dhe ngritja e mureve anësore prej betoni.
Ndaj punimet për sistemimin dhe asfaltimin e unazës së qytetit me gjatësi 1 km mbeten përgjysëm. Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu shprehet se ka trokitur në dyert e autoriteteve vendore dhe të Ministrisë së Transporteve por asgjë nuk është bërë për finalizmin e këtij projekti me fondet e prapambetura. Unaza do të lehtësonte lëvizjen e automjeteve të cilat aktualisht qarkullojne brenda qytetit. /A.G/