E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti dimëror do të vazhdojë deri në muajin mars

Itali, 3 Shkurt NOA Pjesa e dytë e muajt
shkurt do të jetë momenti më i ftohtë i këtij sezoni dimri i cili do të
vazhdojë edhe gjatë muajit mars.

Ky rezultat ka ardhur si rrjedhojë e studimeve
të kryera nga metereologët e qytetit të Firenzes ku sipas tyre parashikohet të
vijnë masa ajri të ftohta në vazhdim të muajt shkurt të cilat do të kenë vazhdimësinë
e tyre dhe në muajin mars.

Ky i ftohtë i cili ka përfshirë pjesën më të
madhe të Evropës, Azinë dhe Amerikën sipas tyre do të vijojë akoma me
temperatura me të ulëta duke filluar që nga java e ardhshme. Kjo gjë do të
thotë se për ardhjen e pranverës duhet të presim muajin prill dhe e vetmja gjë
që na ngelet është të gjejmë mënyrën për tu mbrojtur nga ky i ftohtë.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›